Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i NATO-s mbështet sulmet amerikane ndaj Iranit: Thelbësore që SHBA të reagojë me vendosmëri

Gazeta10
08 July 2026 - 8:19

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet më të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke u thënë gazetarëve përpara samitit të NATO-s në Ankara të mërkurën se veprimi ushtarak ishte “absolutisht i domosdoshëm.”

“Kur ke një armëpushim dhe Irani në thelb po e shkel atë – kemi parë çfarë ndodhi dje me anijet që u sulmuan – mendoj se është krejtësisht thelbësore që SHBA-ja të reagojë me vendosmëri,” tha Rutte raporton CNN.

Rutte tha se programi bërthamor i Iranit do të jetë në rendin e ditës në seancën kryesore të NATO-s sot.

“Pres që aleatët sot të rikonfirmojnë se Irani nuk duhet kurrë, në asnjë rrethanë, të zotërojë kapacitete bërthamore,” u shpreh ai.

Liria e lundrimit do të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve, pasi, sipas tij, “rëndësi vendimtare ka që Ngushtica e Hormuzit të jetë plotësisht e hapur sërish për të gjithë 32 aleatët.”

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.