Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK viziton SBASHK-un, thotë se do të punojnë për Ligjin e Pagave

Gazeta10
02 November 2022 - 12:47

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton Gazeta10.

Në këtë takim ka qenë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deputeti Bekë Berisha si dhe Albana Bytyqi.

Tahiri ka thënë se AAK është duke bërë diskutime me sindikatat për ligjin e pagave dhe se është duke mbajtur një pozicion lidhur me sindikatën për këtë temë. .

“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”.

Grupi Parlametar i AAK-së më pas do të ketë takime edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.