Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Përparim Ramës paguan afër 20 mijë euro për një konsulent, ndonëse ka staf të brendshëm

Gazeta10
09 July 2026 - 12:46

Gent Sejdiu do të përfitojë 19,860 euro nga Komuna e Prishtinës për një angazhim njëvjeçar si konsulent i jashtëm për menaxhim të projekteve, ndonëse komuna tashmë ka një Zyrë për Menaxhim të Projekteve.

Sipas dokumenteve të prokurimit publik, Komuna që udhëhqiet nga Përparim Rama ka nënshkruar  këtë kontratë me kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Ajo parasheh angazhimin e Gent Sejdiut si projekt-menaxher, i cili do të punojë nën mbikëqyrjen e Zyrës për Menaxhim të Projekteve të Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta10.

Kontrata ngre pikëpyetje, pasi Komuna e Prishtinës tashmë ka një Zyrë për Menaxhim të Projekteve dhe staf përgjegjës për koordinimin dhe mbikëqyrjen e projekteve.

Pavarësisht kësaj, Komuna ka zgjedhur të angazhojë një konsulent të jashtëm përmes procedurave të prokurimit publik.

Në dosjen e tenderit është cekur se konsulenti do të raportojë te Udhëheqësi i Zyrës për Menaxhim të Projekteve, do të përgatisë raporte mujore dhe do të punojë sipas udhëzimeve të kësaj zyre.

Në dokumentacion nuk është dhënë ndonjë arsyetim se pse këto detyra nuk mund të kryheshin nga stafi ekzistues i komunës, duke ngritur dilema nëse angazhimi i jashtëm ishte i domosdoshëm apo nëse administrata tashmë disponon kapacitetet e nevojshme për ta ushtruar këtë funksion. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.