
Ka ardhur reagimi i parë i Kanye West pas koncertit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë.
Përmes një postimi në platformën “X”, artisti amerikan ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për pritjen e rezervuar.
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Kanye West.
Thank you Edi Rama and to all of Albania for building a stadium and welcoming me into your beautiful country
— ye (@kanyewest) July 12, 2026
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar këtë të diel, një ditë pas koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar organizimin si një ngjarje me jehonë globale dhe duke iu përgjigjur kritikave që shoqëruan zhvillimin e saj.
Në një videomesazh të publikuar në rrjetet e tij sociale, Rama tha se Shqipëria “nuk organizoi thjesht një koncert”, por një aktivitet që, sipas tij, falë famës së artistit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale, “u bë në çdo cep të botës një lajm”.