Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Benny Blanco zbulon pse e mbajti private lidhjen me Selena Gomez

Gazeta10
15 July 2026 - 15:21

Producenti muzikor, Benny Blanco, ka treguar se ai dhe Selena Gomez e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre për rreth tetë deri në nëntë muaj, përpara se ta bënin publike.

Në një intervistë për El Pais, Blanco zbuloi se, para se të konfirmonin romancën, Selena e pyeti nëse ishte i sigurt që donte ta bënte publike marrëdhënien e tyre.

Ajo madje i kishte thënë se do ta kuptonte nëse ai preferonte të mbeteshin vetëm miq.

“Ne kemi pasur fatin që kemi njerëz pranë nesh, miq dhe familjarë që i njihnim shumë përpara gjithë kësaj fame”, tha Blanco.

Sipas tij, vendimi për ta mbajtur lidhjen larg syrit të publikut lidhej edhe me famën e madhe të Gomez.

Çifti u martua më 27 shtator 2025, gati dy vjet pasi e zyrtarizuan lidhjen.

Blanco pranoi gjithashtu se nuk ndihet rehat me ekspozimin në rrjetet sociale.

“Nuk më pëlqen ta ndaj jetën time private. Njerëzit e famshëm janë vazhdimisht nën vëzhgim çfarëdo që të thuash, gjithmonë do të kritikohet”, u shpreh ai.

Producenti shtoi se, megjithëse publikon herë pas here fotografi me bashkëshorten, përpiqet që rrjetet sociale t’i përdorë kryesisht për promovimin e muzikës së tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.