Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haradinaj thotë se është i tronditur për dhunën ndaj të moshuarës në Pejë

Gazeta10
02 November 2022 - 17:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur me dhunën ndaj të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se është e papranueshme dhuna e shfaqur në video.

Tutje, ai ka thënë se i gjithë zingjiri menaxhues duhet të sillet para drejtësisë.

Më tej, Haradinaj ka thënë se uron që rastet të tilla të mos përsëriten më kurrë teksa ka thënë se kjo kategori meriton trajtim me dinjitet.

Këtu keni statusin e tij:

“I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.

E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.

Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!

Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.

Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.