Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua para pak ditësh

Gazeta10
16 July 2026 - 12:03

Ka vdekur punëtori i KEK-ut, Milazim Binaku, i cili ishte lënduar rëndë në vendin e punës, para pak ditësh.

Për vdekjen e tij ka njoftuar sindikata e KEK-ut.

“Njoftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut se një javë pas lëndimit që pësoi në vendin e punës, u nda nga jeta shoku, kolegu dhe bashkëpunëtori ynë i nderuar, Milazim Binaku. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Binaku, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe u prehtë në paqe”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Ndryshe, 60-vjeçari ishte lënduar rëndë, pasi ishte goditur në kokë nga një mjet i fortë, teksa ishte duke punuar në Kosovamont, në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Pas lëndimit, ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe ishte duke u mjekuar në kujdesin intensiv, por që nuk ka arritur të mbijetonte pas lëndimeve të marra./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.