
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 02:53 të mëngjesit të 19 gushtit 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe një pasagjer. Të dy personat janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, dy meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkohë, Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident tragjik./Gazeta10