Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Një muaj paraburgim për E.H., dyshohet për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje

Gazeta10
27 July 2026 - 14:16

Pejë, 25 korrik 2026 – Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet E.H., i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” sipas nenit 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, e cila ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, të parashtruar më 24 korrik 2026, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Pejë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.