Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet 23-vjeçari në Han të Elezit i dënuar për vjedhje të pyllit, kërkohej me tri urdhërarreste të gjykatës

Gazeta10
30 July 2026 - 15:20

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një 23-vjeçari në Han të Elezit, i cili ishte në kërkim me tri urdhërarreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Në njoftim shtohet edhe se, 23 vjeçari, ishte i dënuar me burgim për veprat penale “Vjedhja e pyllit” (dy raste) dhe “Vjedhje e rëndë” (një rast), me dënime prej 25 ditësh, 30 ditësh dhe 50 ditësh burgim, respektivisht, në kohëzgjatje të përgjithshme prej 105 ditësh.

Komunikata:

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Më 30.07.2026, rreth orës 11:00, në fshatin Dromjak, Han i Elezit, policia ka arrestuar në shtëpinë e tij personin F.C.,( 23 vjeç), i cili kërkohej me tri urdhërarreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

I arrestuari ishte i dënuar me burgim për veprat penale “Vjedhja e pyllit” (dy raste) dhe “Vjedhje e rëndë” (një rast), me dënime prej 25 ditësh, 30 ditësh dhe 50 ditësh burgim, respektivisht, në kohëzgjatje të përgjithshme prej 105 ditësh.

Pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në Institucionin Korrektues për vuajtjen e dënimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.