Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Temperaturat e larta, IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

Gazeta10
02 August 2026 - 16:51

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke u bërë apel qytetarëve të mbrojnë grupet më të ndjeshme dhe të njohin shenjat paralajmëruese të rrezikut nga vapa.

Përmes një njoftimi sensibilizues, IKShPK u kërkoi qytetarëve që të kontaktojnë të paktën një herë në ditë të moshuarit që jetojnë vetëm ose kalojnë pjesën më të madhe të kohës të izoluar, për t’u siguruar se janë mirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmë.

Po ashtu, institucioni rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen asnjëherë vetëm në veturë të parkuar, pasi temperaturat brenda automjetit mund të rriten shumë shpejt dhe të paraqesin rrezik serioz për jetën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.