Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre blloqe të KEK-ut jashtë prodhimit, A3, A5 dhe B1 nuk prodhojnë energji

Gazeta10
02 August 2026 - 17:40

Blloqet A3, A5 dhe B1 të termocentralit rezultojnë pa prodhim gjatë ditës së sotme.

Situata vjen në një periudhë të sezonit kur kërkesa për energji mbetet e lartë, ndërsa ndërprerja e prodhimit në tri njësi njëkohësisht bie ndesh me deklarimet e vazhdueshme se KEK-u ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese për të përballuar nevojat e vendit.

Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar lidhur me arsyet pse blloqet A3, A5 dhe B1 nuk janë në prodhim, si dhe kur pritet rikthimi i tyre në operim

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.