Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë ne Itali, pesë viktima e 27 të lënduar

Gazeta10
02 August 2026 - 21:31

Një aksident i rëndë ka shkaktuar 5 viktima dhe 27 persona të plagosur në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën Colli sul Velino, në kufirin mes rajoneve Lazio dhe Umbria.

Sipas mediave italiane në aksident janë përfshirë një autobus, një autokamp dhe tre automjete të tjera.

Sipas shërbimit të urgjencës, tre persona janë transportuar me helikopter drejt spitaleve në gjendje të rëndë, ndërsa 24 të plagosur të tjerë, me gjendje më pak kritike janë dërguar në spitale të ndryshme të zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet mjekësore të urgjencës dhe forcat e policisë, të cilat kanë kryer operacionet e shpëtimit.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Panorama

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.