Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

Gazeta10
02 August 2026 - 21:56

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për një varrezë të dytë masive në Zubin Potok, duke thënë se ky rast është një rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është vënë plotësisht në vend.

Haxhiu ka deklaruar se shtrirja e sovranitetit dhe rendit kushtetues në çdo pjesë të Republikës së Kosovës ka qenë një parakusht për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë, zbulimin e varrezave masive dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet e tyre.

Ajo ka shprehur mbështetje për institucionet e Kosovës, ekipet profesionale dhe ekspertët mjekoligjorë që po punojnë për zbardhjen e këtyre rasteve, duke theksuar se çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, ndërsa plagët e luftës mbeten të hapura derisa të gjenden të gjithë personat e zhdukur dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.