Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Gazeta10
03 August 2026 - 9:04

rainkos ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201 në relacionin Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë anuluar për sot.

Njoftimi i kompanisë vjen në mëngjesin kur një grua humbi jetën pasi u godit nga një tren në Pejë.

Trainkos ka bërë të ditur se anulimi është bërë për shkak të “rrethanave të papritura”, pa dhënë detaje të tjera lidhur me arsyen.

“Të nderuar udhëtarë, Ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numër 760 dhe 4201 Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura”, thuhet në postimin e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.