Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qysh kanë me lypë vota Lumiri e Vjosa? – Çollaku ngre pikëpyetje për përballjen e mundshme zgjedhore

Gazeta10
05 August 2026 - 23:51

Gazetari dhe komentatori politik Adrian Çollaku ka komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si liderët e LDK-së do t’i drejtoheshin elektoratit pas zhvillimeve të fundit politike.

“Si do të kërkojnë vota Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja? Si do t’u thonë qytetarëve ‘votoni për ne’, kur Vjosa Osmani, natën e zgjedhjeve, ka deklaruar se nuk ka më arsye që të mos votohet Albin Kurti dhe Vetëvendosja? Ku është motivi?”, ka deklaruar Çollaku.

Çollaku ka theksuar se partitë politike duhet t’u japin qytetarëve përgjigje të qarta për qëndrimet e tyre dhe për drejtimin politik që synojnë të ndjekin në të ardhmen./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.