Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është çmimi i naftës për sot

Gazeta10
06 August 2026 - 9:14

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e enjte.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.72 euro për litër, pesë centë më lirë se dje.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.45 euro për litër, po ashtu pesë centë më lirë se një ditë parë, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.