Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jude Bellingham objektivi kryesor i Liverpoolit për sezonin e ardhshëm

Gazeta10
03 November 2022 - 16:44

Talenti anglez, Jude Bellingham, po kalon në formë jetësore me skaudrën e Borussia Dortmund, shkruan Gazeta10.

Situatën e Bellingham tash e një kohë janë duke e monitoruar top skaudrat e mëdha Evropiane dhe sipas të gjitha gjasave ky pritet të jetë edicioni i tij i fundit në Bundesligë.

Sipas raportimeve të fundit, skuadra e Liverpoolit tash e një kohë ka shprehur interesim serioz për të dhe janë të gatshëm t’a transferojnë anglezin me çdo kusht në verë.

‘The Reds’ janë të gatshëm të ofrojnë rreth 100 milionë euro vetëm për t’a sjellë atë në ‘Anfield’.

19-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 19 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet këtë stinor.

Liverpooli po has në probleme të shumta në mesfushë këtë edicion dhe janë duke planifikuar një projekt afatgjatë me senzacionin anglez.

Bellingham ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 90 milionë euro.

Përveç Liverpoolit, në garë për transferimin e 19-vjeçarit janë edhe Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.