Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet për aksident me fatalitet në Gjermani, tri viktima që po ktheheshin nga Kosova

Gazeta10
06 August 2026 - 22:39

Janë bërë të ditur identitetet e tre shtetasve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.

Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi në Facebook

Sipas njoftimit, viktimat janë T.A (61 vjeç), djali i tij G.A (34 vjeç) dhe L.A (16 vjeç), nga Komogllava e Ferizajt.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. thuhet në njoftim.

Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare për rrethanat e aksidentit fatal

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.