
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e cilësuar situatën si një nga ditët më të rënda për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
Hoxhaj ka deklaruar se, Kosova nga sot nuk mund të konsiderohet më demokraci dhe se në vend është cenuar rendi kushtetues.
“Kosova prej sot nuk është më demokraci. Në këtë vend nuk ka më Kushtetutë, as rend kushtetues, zotëri Kurti i ka shfuqizuar, i ka suspenduar të gjitha institucionet demokratike të këtij vendi”, ka deklaruar Hoxhaj mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10