
Politologu Melazim Koci ka kritikuar situatën politike në Kosovë, duke thënë se nëse partia e parë nuk e përmbush obligimin brenda 30 ditësh, e drejta është dashur t’i kalojë partisë së dytë.
“Unë mendoj se, nëse brenda 30 ditëve partia e parë nuk e ka përmbushur këtë obligim, është dashur Kushtetuta ta parashohë mundësinë që t’i jepet partisë së dytë kjo e drejtë. E nëse as partia e dytë s’i ka numrat, të shkohet në zgjedhje”, tha Koci.
Ai e cilësoi situatën aktuale si tallje me Kushtetutën dhe me Kosovën.
“Jo të tallen me Kosovën, siç janë duke bërë. Kjo është tallje jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me Kosovën”, u shpreh Koci.