
Komentatori politik Basri Muja ka thënë se gjendja politike dhe kushtetuese në vend është mjaft kritike, duke e cilësuar situatën si një nga krizat më të mëdha kushtetuese që ka kaluar vendi.
I ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Muja tha se zhvillimet e fundit janë rezultat i kalkulimeve të partive politike.
“Nuk e shoh gjendjen si Iliri, gjendja është kogja kritike, prej krizave ma t’mdhaja kushtetuese që i kemi pas. Po kemi pas raste t’tilla arsyetimi edhe atëherë edhe tash është i njëjtë. Këto zhvillime janë kalkulime t’partive politike. Mendoj që defekti ma i madh është që për tri palë zgjedhje nuk është tu u respektu vullneti i qytetarëve”, tha Muja.
https://www.youtube.com/watch?v=ETH8Z-5p1-g