
Kosova po kalon nëpër një krizë politike, të cilën komentatori politik Burim Korqa e konsideron pjesërisht të natyrshme për një shtet me demokraci në zhvillim.
Duke komentuar zhvillimet dhe përplasjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, Korqa tha se në një shoqëri demokratike është e nevojshme të sqarohen shumë çështje dhe të vendosen rregulla të qarta që përcaktojnë funksionimin e institucioneve.
“Kosova është duke kaluar në krizë politike, e cila në shtete si Kosova, që është demokraci në zhvillim, është normale, sepse duhet të sqarohen shumë gjëra deri të vijmë te rregullat që përcaktojnë gjithçka”, tha ai.
Megjithatë, ai e cilësoi si të pahijshme atë që ka ndodhur së fundmi në Kuvend, duke theksuar se parlamenti duhet të jetë vendi ku miratohen ligje dhe zhvillohet debat politik.
“Sa i përket kësaj që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, për mendimin tim, hiç nuk është e hijshme, sepse parlamenti është për të krijuar ligje…”, u shpreh ai.