Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje apokaliptike nga flakët në rrethinën e Tiranës, rrezikohen zjarrfikësit

Gazeta10
12 August 2026 - 20:13

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Daias, në rrethinat e Tiranës, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke krijuar vështirësi të mëdha për ekipet zjarrfikëse.

Në pamjet e publikuara nga Top Channel shihet momenti kur zjarrfikësve u kërkohet të futen në automjete dhe të largohen nga zona, për shkak të rrezikut të shtuar nga përhapja e flakëve.

Gjatë ditës së sotme, Shqipëria është përballur me disa vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit. Përveç Daias në Tiranë, situatë e rrezikshme është raportuar edhe në lagjen “Abaze” të Krujës, ku është bërë evakuimi i banorëve si masë sigurie për shkak të avancimit të flakëve.

Autoritetet dhe ekipet zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e banorëve dhe zonave të banuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.