
Gjatë emisionit “Prime Verë” në Kanal 10, Naim Bonjaku – Xuxi realizoi një telefonatë surprizë me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi.
Xuxi e telefonoi Gresën live në emision, duke i bërë një surprizë, por telefonata nuk shkoi krejtësisht sipas planit, pasi në një moment ai e prishi befasinë.
Gjatë bisedës, në kuadër të një situate me humor, u përmend edhe mundësia që Xuxi të rikthehej sërish në Big Brother VIP Kosova.
Gresa Gashi, me humor, i tha Xuxit:
“Hyn edhe kalle krejt!”
Momenti solli të qeshura në studio dhe u kthye në një nga pjesët më argëtuese të emisionit. Telefonata mes Xuxit dhe Gresës solli edhe një atmosferë nostalgjike për fansat e Big Brother-it, ndërsa deklarata e Gresës për rikthimin e Xuxit në format tërhoqi vëmendjen e publikut.