Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekskluzive: Në pronën e Rashkoviqit gjendet kallashnikov, dyshohet se mund të lidhet me hetimet për varrezat masive në Kalludër e Jabukë

Gazeta10
13 August 2026 - 14:35

Nenad Rashkoviq, i cili ditëve të fundit ishte bërë pjesë e debatit publik pas pretendimeve se ishte rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, tashmë ndodhet në qendër të një zhvillimi tjetër.

Kanal 10 ka mësuar ekskluzivisht se gjatë kontrolleve në pronat e Rashkoviqit janë gjetur disa armë, ndërsa në mesin e tyre edhe një kallashnikov.

Ajo që e bën veçanërisht të rëndë këtë zbulim është dyshimi i hetuesve se arma mund të ketë lidhje me rastet e vrasjeve dhe masakrave të kryera në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në zonat ku janë së fundmi janë zbuluar edhe varreza masive.

Sipas burimeve të Kanal 10, kallashnikovi pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme forenzike.

Hetuesit do të analizojnë armën dhe do ta krahasojnë atë me provat balistike, përfshirë gëzhojat e gjetura në lokacionet ku janë zbuluar mbetje mortore.

Nëse ekzaminimet forenzike konfirmojnë përputhje, arma mund të bëhet një nga provat e rëndësishme në zbardhjen e rrethanave të krimeve të kryera në këto lokacione.

Rashkoviq ishte larguar drejt Serbisë, duke deklaruar se udhëtimi kishte të bënte me trajtimin shëndetësor.

Gjatë qëndrimit atje, ai ishte takuar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, burimet e Kanal 10 thonë se largimi i tij po trajtohet edhe në kontekstin e hetimeve për armët e gjetura në pronat e tij dhe mundësisë së arrestimit./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.