Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: LDK-ja nuk kërkon pushtet, synon të shmangen zgjedhjet e reja dhe të zgjidhet Presidenti

Gazeta10
13 August 2026 - 17:54

Kandidatja për presidente nga rradhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Vjosa Osmani ka thënë se nga VV nuk ka kërkuar asnjë pozitë.

Osmani ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë dhe as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe vendi të bëhet me President të Republikës që mbron Kushtetutën dhe vendin.

“Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.