Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abrashi: Nuk i kemi votat për presidentin, por kjo çështje i takon edhe opozitës

Gazeta10
13 August 2026 - 18:49

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se votat në Kuvend janë të mjaftueshme për konstituimin e tij dhe për formimin e Qeverisë, ndërsa çështja e presidentit kërkon dakordim me partitë opozitare.

“Votat janë për konstituimin e Kuvendit, janë edhe për Qeveri. Aty ku s’janë votat është për president. Kjo na detyron me u ul dhe me bisedu me partitë opozitare që me gjet zgjidhje. Presidenti është çështje që i ngarkon të gjithë, jo veç një subjekt politik”, tha Abrashi në emisionin Gazeta të Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.