Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abrashi: Kosova është e bllokuar nga ata që nuk duan të gjejnë zgjidhje

Gazeta10
13 August 2026 - 19:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ftuar në emisionin “Gazeta”, ka komentuar zhvillimet dhe përplasjet mes deputetëve të zgjedhur në Kuvend.

Abrashi ka akuzuar opozitën për, siç tha ai, ndërhyrje brutale në aktivitetet e Kuvendit, duke e cilësuar një aktivitet të fundit si të panevojshëm dhe të organizuar për të tërhequr vëmendjen e mediave.

“Ndërhyrje brutale e opozitës në aktivitetet e Kuvendit me rininë. Zuri vend një aktivitet i panevojshëm me qëllim të tërheqjes së vëmendjes mediatike, për të krijuar përshtypjen që Kosova është në krizë”, tha Abrashi.

Ai i ka cilësuar të paqëndrueshme akuzat e opozitës ndaj LVV-së për bllokadën institucionale.

“Akuzat e drejtuara tek ne janë të paqëndrueshme se Kosova është e bllokuar. Kosova është e bllokuar për faj të atyre që nuk duan të gjejnë zgjidhje”, deklaroi Abrashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.