Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra

Gazeta10
13 August 2026 - 20:36

Dy gra kanë vdekur pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Delisufaj të Lushnjës në Shqipëri, pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy 50-vjeçare që ndodheshin në automjet. Viktimat janë identifikuar si Mirela Hasko dhe Florije Xhepa, raporton Tch.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e ngjarjes.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me ngjarjen

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.