
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Adresa”, reagoi lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend dhe vendimet e Qeverisë, duke thënë se deputetët e PDK-së po pengohen në ushtrimin e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.
“Pa asnjë të drejtë po pengohemi ta ushtrojmë mandatin tonë kushtetues e ligjor. PDK-ja, në këto rrethana, nuk qëndron duarkryq”, ka deklaruar Deliu-Kodra.
Ajo ka kritikuar edhe veprimet e Qeverisë, duke thënë se bëhet fjalë për një qeveri të dorëhequr, e cila, sipas saj, në orët e vona ka marrë 25 vendime online.
“Kemi një qeveri të dorëhequr, që në orët e vona merr 25 vendime online. Jo vetëm që shkelet Kushtetuta, por shkelet edhe vendimi i Gjykatës Supreme”, është shprehur ajo.
Deliu-Kodra ka paralajmëruar se veprime të tilla, sipas saj, rrezikojnë funksionimin institucional dhe e çojnë vendin drejt një situate të rëndë.
“Kjo e çon Kosovën drejt një anarkie totale”, ka deklaruar deputetja e PDK-së.