
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Adresa” në Kanal10, Arben Ahmeti, i ka bërë një pyetje deputetit të PDK-së, Arian Tahiri, lidhur me qëndrimin e kësaj partie për respektimin e Kushtetutës.
Tahiri tha se PDK-ja po kërkon që të respektohet Kushtetuta, ndërsa Ahmeti e pyeti pse, në këtë rast, partia nuk po i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç ka vepruar tradicionalisht në rastet kur ka pretenduar shkelje kushtetuese.
“Tradicionalisht, PDK-ja, sa herë që ka konstatuar shkelje kushtetuese, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Çka ka tash ndryshe, pse nuk i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese?”, e pyeti Ahmeti.
Në përgjigje, Tahiri tha se, sipas tij, nuk ka nevojë për një adresim të ri në Gjykatën Kushtetuese, pasi tashmë ekziston një aktvendim.
“S’kemi nevojë me iu drejtu Gjykatës Kushtetuese, se është aktvendimi”, u përgjigj Tahiri.