Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri për veriun: Për sovranitetin dhe të pagjeturit duhet të jemi bashkë

Gazeta10
13 August 2026 - 23:45

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka folur në emisionin “Adresa” për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Tahiri ka thënë se PDK-ja e vlerëson dhe e mbështet trajtimin e çështjes së personave të pagjetur, duke theksuar se për çështje të tilla duhet të ketë unitet institucional dhe politik.

“Te çështja e të pagjeturve e vlerësoj edhe jap mbështetje të plotë. Edhe duhet të jemi në mbështetje. Edhe te çështja e sovranitetit, edhe në veri, edhe në secilën punë të mirë, kudo që është, mendoj se duhet të jemi bashkë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe sovranitetin e Kosovës, partitë politike duhet të jenë të bashkuara, pavarësisht dallimeve politike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.