Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Gazeta10
14 August 2026 - 8:26

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostrada për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë, masa do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Kufizimi do të vlejë vetëm në autostrada, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse automjetet mbi 20 tonë do të mund të qarkullojnë pa kufizime.

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve që ta respektojnë kufizimin dhe t’i planifikojnë lëvizjet në përputhje me orarin e përcaktuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.