Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza: Kurti po e mban peng shtetin, ejani ta konstituojmë Kuvendin

Gazeta10
14 August 2026 - 11:22

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit për konstituimin e këtij institucioni, duke kërkuar që interesi politik të mos vendoset mbi detyrimet kushtetuese.

Hamza ka thënë se shumica parlamentare ka përgjegjësi kushtetuese dhe nuk mund të veprojë duke u bazuar në interesa partiake.

“Kjo shumicë parlamentare ka detyrime kushtetuese dhe s’mund të udhëhiqet nga interesa politike. Kuvendi duhet të konstituohet. Edhe sot ju ftoj: hajdeni, konstituoni Kuvendin. Mbi çdo parti është Republika dhe Kushtetuta”, ka deklaruar Hamza.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Hamza tha se vendi nuk mund të vazhdojë të mbetet i bllokuar për shkak të interesave politike.

“Albin Kurti po e mban peng shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se zhbllokimi i Kuvendit dhe funksionalizimi i institucioneve duhet të jenë prioritet, pavarësisht dallimeve ndërmjet partive politike.

Sipas Hamzës, respektimi i Kushtetutës dhe interesit të Republikës së Kosovës duhet të jetë mbi çdo interes partiak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.