Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E kam përcjell atë model” – Osmani për ish presidentin Rugova

Gazeta10
14 August 2026 - 23:02

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Adresa” ka folur për mënyrën e ushtrimit të detyrës së presidentit, duke thënë se ka besuar dhe ndjekur modelin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani ka deklaruar se ky model nënkupton një president aktiv në ushtrimin e kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, pa ndërhyrë në kompetencat e Qeverisë.

“Ne kemi besu në modelin e presidentit Ibrahim Rugova, dhe atë model e kam përcjell unë, një model ku presidenti është aktiv, jo duke i marrë pushtete Qeverisë, por aktiv në pushtetet që ia ka përcaktu Kushtetuta, udhëheqja e politikës së jashtme dhe kompetencat e tjera”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar rëndësinë e respektimit të kompetencave kushtetuese të institucioneve, duke e veçuar rolin e presidentit në udhëheqjen e politikës së jashtme dhe përgjegjësitë e tjera që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.