Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti e sfidon Osmanin për LDK-në: A është ende ndarja evidente?

Gazeta10
14 August 2026 - 23:28

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Adresa” ka folur për situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ndarjet që janë shfaqur në këtë parti.

E pyetur nga gazetari Arben Ahmeti nëse ndarja brenda LDK-së është ende evidente, Osmani ka thënë se procesi për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, ka qenë i panevojshëm dhe se e ka dëmtuar LDK-në.

“Kuvendi për shkarkimin e Abdixhikut për mua jo vetëm i panevojshëm, por një proces që me të vërtetë e ka dëmtu LDK-në si parti, jo individin, sepse LDK-ja mund t’i japë Kosovës shumë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se nuk e ka përkrahur procesin për shkarkimin e Abdixhikut, por përkundrazi, ka mbështetur atë që ai ta përfundojë me sukses mandatin e tij në krye të partisë.

“Prandaj as nuk e kam përkrahur, përkundrazi e kam përkrahur zotëri Abdixhikun që ta përfundojë mandatin e tij me sukses”, ka thënë ish-presidentja Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.