Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi, të paktën 38 të vdekur

Gazeta10
15 August 2026 - 14:05

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi Indonezinë herët të shtunën, tha agjencia e vendit për zbutjen e fatkeqësive.

Numri zyrtar i të vdekurve është rritur ndërsa një operacion kërkim-shpëtimi ka filluar. Agjencia BNPB tha se disa persona ishin plagosur në shkallë të ndryshme.

Ndërtesat në rajon janë dëmtuar nga tërmeti dhe dhjetëra lëkundje të tjera pasuese që pasuan, shkruan BBC.

Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 sipas orës lokale të shtunën (22:00 GMT të premten).

Ai kishte një thellësi prej 15 km, deklaroi agjencia e meteorologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.