Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Murtezaj: Marrëveshjet e nënshkruara në Berlin, shpresë për t’i tejkaluar problemet

Gazeta10
03 November 2022 - 23:09

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Valon Murtezaj ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara sot në kuadër të Procesit të Berlinit do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të pesë shteteve.

Murtezaj në Prime Time shtoi po ashtu se këto marrëveshje janë shpresë për t’i tejkaluar edhe problemet mes vendeve, shkruan Gazeta10.

“Lëvizja e lirë pa barrierat e njohëjës së dokumenteve, njohja e kualifikimeve të diplomave, etj janë  aspekte shumë të mira që e lehtësojnë jetën e qytetarëve, që të bëjnë një jetë normale në këtë pjesë të rajonit, dhe për shkak të desktruktivitetit të Serbisë dhe ndikimit në Bosnje nuk njihen këto dokumnete. Këto marrëveshje të sotme janë për tu përshendetur dhe për shpresë që disa gjëra do të tejkalohen në kohën në vijim”, tha Murtezaj në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.