Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenal thellon epërsinë, Ødegaard shënon golin e tretë ndaj Manchester Cityt

Gazeta10
16 August 2026 - 17:48

Arsenal vazhdon dominimin në finalen e Community Shield, duke shënuar edhe golin e tretë ndaj Manchester Cityt.

Kësaj radhe në listën e realizatorëve u regjistrua kapiteni Martin Ødegaard, i cili realizoi në minutën e 48-të të takimit.

Norvegjezi përfitoi nga një pasim i saktë i Christos Tzolis, i cili regjistroi asistimin e tij të dytë në këtë ndeshje.

Me këtë gol, Arsenal e ka çuar rezultatin në 3-0, duke marrë kontroll të plotë të finales që në minutat e para të pjesës së dytë.

Tzolis po zhvillon një paraqitje të shkëlqyer, pasi më herët kishte asistuar edhe për golin e dytë të shënuar nga Kai Havertz, ndërsa golin e parë të Arsenalit e kishte realizuar Riccardo Calafiori.

Skuadra e Mikel Artetës po tregon efikasitet të lartë në fazën sulmuese, ndërsa Manchester City tashmë përballet me një detyrë shumë të vështirë për t’u rikthyer në ndeshje.

Arsenal [3]-0 Manchester City – Martin Odegaard 48'
byu/xggq insoccer

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.