Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aktakuzë ndaj një personi për kanosjen e Kurtit

Gazeta10
17 August 2026 - 15:05

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj K.Xh., se ka kanosur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, K.Xh. me dashje dhe me qëllim të frikësimit të një personi zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.

Prokuroria thotë se i pandehuri e ka kanosur Kurtin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privojë nga jeta.

Me këto veprime, K.Xh. akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Rasti është proceduar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.