Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Gazeta10
17 August 2026 - 20:00

Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprën penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në flagrancë gjatë tentativës për të kryer veprën penale, pas veprimeve të shpejta të njësisë së arrestimeve të Stacionit Policor Qendra.

I arrestuari është identifikuar si A.M., 33-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.