Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin fatal në Kliqinë

Gazeta10
18 August 2026 - 9:25

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë të trafikut në Kliqinë, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të spitalit, tre persona janë pranuar mëngjesin e sotëm në Emergjencë pas aksidentit.

Tre pacientë janë pranuar sot në mëngjes në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, si pasojë e një aksidenti trafiku. Njëri prej tyre është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë. Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore, janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e spitalit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.