Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEK ndal Njësinë A3 pas një defekti teknik

Gazeta10
18 August 2026 - 10:03

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A3 është ndalur në mënyrë të kontrolluar, pas evidentimit të një defekti teknik.

Siç bën të ditur KEK, ndalimi i njësisë është bërë në orën 22:17, si masë parandaluese për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të pajisjeve.

“Për shkak të një defekti teknik të evidentuar në Njësinë A3, dhe duke pasur parasysh rrezikun e dëmtimit të mëtejshëm të pajisjeve, në ora 22:17 është bërë ndalimi i kontrolluar i njësisë”, ka bërë të ditur KEK.

Kjo korporatë ka njoftuar se ekipet profesionale janë duke trajtuar situatën dhe po punojnë për sanimin e defektit.

“Ekipet profesionale janë duke trajtuar situatën dhe Njësia A3 do të rikthehet në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve të nevojshme dhe verifikimit të kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.