Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: E paqartë pse VV-ja po kërkon kohë për konstituimin e institucioneve

Gazeta10
18 August 2026 - 11:56

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se tashmë është e qartë se nuk ka vullnet politik për një marrëveshje për formimin e Qeverisë, ndërsa sipas tij, mbetet e paqartë arsyeja pse Lëvizja Vetëvendosje po kërkon kohë për konstituimin e institucioneve.

Tahiri tha se Aleanca mbështet konstituimin e Kuvendit dhe të gjitha institucioneve, përfshirë zgjedhjen e presidentit, ndërsa theksoi se partia e tij është zotuar të japë votën për një president konsensual.

“Në një momentin që është bukur i qartë edhe në aspektin politik, mirëpo edhe në aspektin kushtetues dhe ligjor, tanimë po dihet, është shpërfaq. Arsyeja pse? Arsyeja është koha, ne nuk e dimë se për çka po i nevojitet koha. E dimë që marrëveshje politike që do të themelonte një qeveri nuk ka vullnet asnjë partie, deklarime të sakta të partive opozitare që nuk kanë interes me pas marrëveshje politike për qeveri, përderisa pozicionet për president janë po ashtu bukur të qarta. Edhe neve e ripërsëris: Aleanca e mbështet konstituimin jo vetëm të Kuvendit, por të gjitha institucioneve, duke përfshirë presidentin”, tha ai.

Tahiri tha se Aleanca është partia e parë që është deklaruar e gatshme ta japë votën për një president konsensual, duke e cilësuar këtë si një hap përpara në tejkalimin e situatës institucionale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.