
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë hyrë brenda sallës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ata kanë zënë ulëset e tyre në sallë, ndërsa seanca plenare ende nuk është thirrur për vazhdim nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Deputetët e këtyre partive kanë kërkuar vazhdimin e seancës dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës./Gazeta10