
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, është deklaruar nga foltorja e Kuvendit, lidhur me situatën politike, duke thënë se kreu i VV’së, Albin Kurti, ‘’nuk po do’’ ta zgjedh presidentin e ri.
Tahiri, ka përmendur edhe një datë potenciale të zgjedhjeve, 27 dhjetor, të cilën sipas tij, Kurti synon t’i mbajë zgjedhjet.
‘’Albin Kurti e ka ndalë Kosovën mos me bë hapin e parë, e ne jemi këtu me thirre me bë hapin e parë dhe me ndodh marrëveshjet politike, si Aleancë ne jemi pro konstiutimit të Kuvendit, pro zgjedhjes së presidentit, ne do t’i ofrojmë 7 votat tona në këmbim të miratimit të 6 pikave, këto 6 pika kurrë nuk janë diskutu në letrat që na janë dërgu. Ka qenë tentim me na fut në diskursin e tij politik për benefitet e tija politike e publike. Ne e kemi një kërkesë të thjeshtë, vepro deklarohu për 6 pikat tona, ende nuk ka pasur një deklarim zyrtar. Pra Kurti përveç votave të veta të partnerëve të vet, i ka edhe votat e Aleancës për me zgjedh presidentin, por nuk po don m zgjedh presidentin, sepse ai don në logjikën e tij se ne gjunjëzohemi, por nuk e kem plan me u gjunjëzu. Në logjikën e tij që ai duke marrë kohë ai na vendos para një akti të presionit për zgjedhje me 27 dhjetor, ku ai po mendon që do të fiton, 27 dhjetori do të jetë humbja më e madhe e tij që ndonjëherë e ka pas’’, ka thënë Tahiri.