Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behrami pas takimit Kurti-Lopes: EULEX-i zbaton politika fashiste të Gjykatës Speciale, këta i mbështesin

Gazeta10
19 August 2026 - 21:08

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas takimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Antero Lopes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Behrami ka kritikuar qëndrimin e Kurtit dhe, sipas tij, të mbështetësve të tij ndaj misioneve evropiane për shtetndërtim.

“Kur u desh t’i mbështesnin misionet evropiane për shtetndërtim, këta kanë qenë kundër. Kur EULEX-i është shndërruar në zbatues të politikave fashiste të Gjykatës Speciale, këta i mbështesin. Fort bre të mbrapshtë janë!”, ka shkruar Behrami.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.