Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala: Nëse Thaçi e Veseli lirohen nga Haga, Kurti e di se ndryshojnë dinamikat politike në Kosovë

Gazeta10
20 August 2026 - 18:42

Komentatori politik Mentor Shala i ftuar në “Gazeta” ka komentuar takimet mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke shprehur skepticizëm se nga këto takime mund të arrihet një marrëveshje për krijimin e institucioneve.

“Absolutisht nuk jam optimist, sepse as vetë ata nuk janë të interesuar t’i krijojnë institucionet, sidomos Albin Kurti”, është shprehur Shala.

Sipas tij, zvarritja e krijimit të institucioneve, që nga 8 qershori e deri më tani, mund të ketë lidhje edhe me zhvillimet që priten në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Vendimi i Hagës është një prej arsyeve. Nëse vendimi është lirues dhe lirohen Thaçi e Veseli, ndryshojnë dinamikat në vend. Kurti e di këtë shumë mirë dhe prandaj pret këtë vendim”, ka deklaruar Shala.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.