
Pas aksidentit tragjik në KEK, ku një 32-vjeçar humbi jetën gjatë punës, Xhelal Jashari nga Sindikata e Re e KEK-ut ka shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët e viktimës.
Jashari tha se bëhet fjalë për rastin e dytë brenda kësaj jave dhe të katërtin brenda këtij viti.
“Rasti është në KEK, i dyti brenda javës dhe i katërti brenda vitit. Më lejoni t’u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve. Rasti i sotëm po merret nga policia dhe prokuroria”, tha ai.
Ai e cilësoi ngjarjen si një nga rastet më të rënda dhe më tronditëse për kolegët në KEK, duke theksuar se viktima, Arjaniti, ishte 32-vjeçar, me shtatë vjet përvojë pune dhe një punëtor i përkushtuar.
“Ka qenë i angazhuar dhe shumë i përkushtuar. Kolegu ka qenë 32 vjeç, me përvojë shtatëvjeçare, djalë i përkushtuar dhe i mrekullueshëm. Nuk ka ditë me thanë jo, u shpreh ai.
Përfaqësuesi i Sindikatës së Re të KEK-ut ngriti shqetësime për kushtet e punës dhe presionin ndaj punëtorëve për përfundimin e detyrave.
“Punëtorët në KEK përballen me kushte jashtëzakonisht të vështira dhe kohëve të fundit ka një presion të organizimit të punëve që duhet patjetër të kryhen, pa u marrë sa duhet me sigurinë”, deklaroi ai.
Llumnica tha se sindikata ka reaguar disa herë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e KEK-ut që siguria e punëtorëve të jetë prioritet.
“Kemi reaguar disa herë te Bordi. E para duhet të jetë siguria e punëtorëve. Kemi bërë kërkesa”, tha Jashari.